Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një video-konferencë online me disa ministra të kabinetit të tij tëm cilëve po u kërkon llogari për disa çështje.
Rama si fillim i kërkon “llogari” ministrit të rindërtimit dhe tashmë të koronavirusit Arben Ahmetaj lidhur me procesin e rindërtimit të shtëpive të shembura nga tërmeti si dhe ëpr pagesat e punonjësve në kopështe të cilët janë mbyllur pas përhapjes masive të epidemisë.
Ndërkaq Rama ka pyetur Ministren e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj për 20 mln euro që do tu shkojnë profesionistëve, e cila i përgjigjet se do të përfundojë në muajin prill.
“Procedurat vijojnë në Bashki dhe Fondin Shqiptar të Zhvillimit… Fondi e mbyll procedurën e ofertave këtë të premte. Në anën tjteër bashkia e Tiranës po shikon sot dhe nesër procedurën e mbyllur pardje. Atyre mund tu duhet ta rihapin dhe njëherë procesin, për të mirëpritur kompani më gjerë dhe ti plotësojmë dokumentacionet”, u shpreh Ahmetaj.
Kryeministri Edi Rama tha se mospagesa e dritave nga qytetarët apo subjektet e biznesit, nuk negociohet.
“Taksat dhe sigurimet do paguhen. Se përndryshe nuk shkojmë dot përpara, dhe do përfundojmë në ndonjë gropë që as korona nuk na gjen dot. Kush nuk paguan drita nuk do ketë drita. Këtu nuk është bërë deti kos. Mospagesa e dritave krijon një zinxhir problemi për të gjithë. Mospagesa e dritave nuk negociohet. Pikë. Kemi fshirë kamatvonesat. Kush thotë s’kam mundësi të paguajë, të fillojë të kursejë. Nuk kemi luksin të futemi prapë në një krizë energjitike dhe të merremi me OSHEE…”, tha Rama.