MENU
klinika

Gjithsej 174 të infektuar

COVID-19/ 28 raste të reja në Shqipëri, mes tyre 4 fëmijë

26.03.2020 - 11:21

Ka arritur në 174 numri i të infektuarve nga koronavirusi në Tiranë.

Mes të infektuarve janë edhe 4 fëmijë që janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarvë, me 102 të prekur nga COVID-19.

3 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohen me frymëmarrje të drejtuar.

Njoftimi i Ministrisë:

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 28 raste të reja me COVID-19 dhe janë kryer 103 testime.

Deri në këto momente testuar 1144 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 174 qytetarë.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator). Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar

Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane           102 raste

– Durres           10 raste

– Lushnje         4 raste

– Elbasan         5 raste

– Rrogozhine   2 raste

– Fier               18 raste

– Kavaje          4 raste

– Korce            11 raste

– Vlore            5 raste

– Shkoder        3 raste

– Lezhe            4 rast

– Berat             1 rast

– Has               2 raste

– Kruje            1 rast

-Tropoje          2 raste

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital!

Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë.

Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127!