30.09.2018 - 15:26
Në 28 maj 1920 populli i Gjirokastës del në shesh dhe proteston masivisht në lidhje me politikat që ndjek shteti italian si pushtues në Shqipëri. Populli i Gjirokastrës proteston për Jugun e Shqipërisë dhe ia drejton këtë qeverive aleate që duan drejtësinë e popujve të tjerë si dhe presidentit të SHBA së asaj kohe. Në notën e kësaj proteste shkruhej:
Populli i Gjirokastrës dhe i rretheve, i mbledhur sot më 28 maj në një miting të madh, pasi dëgjoi shumë oratorë , që vunë plotësisht në dukje fazat e ndryshme të çështjes shqiptare, votoi njëzëri këtë rezolutë:
Ne protesotjmë energjitikisht dhe me tërë forcën tonë:
- Kundër qëllimit imperialist të qeverisë italiane, që kërkon të mbajë Vlorën nën sovranitetin e vet.
- Kundër përsekutimeve dhe internimeve në Itali të patriotëve të Vlorës, me qëllim që të mbytet zëri i tyre.
- Kundër dëbimit arbritar të autoriteteve shqiptare nga Durrësi prej forcave ushtarake italiane
- Kundër veprimeve të qeverisë italiane në Tepelenë, që i priti duke hapur zjarr me topa dhe mitraloza përfaqësuesit shqiptare, të cilët kishin ardhur në mënyrë paqësore të merrnin në dorë administrimin civil të rrethit.
- Kundër politikës çnjerëzore të qeverisë italiane që synon të majë në duart e saj portet shqiptare, me qëllim që të shkaktojë izolimin dhe vdekjen nga uria të banorëve.
- Ne, populli i Gjirokastrës shpresojmë fort se Shkëlqesia juaj do të marrë parasysh të drejtat tona kombëtare, sipas parimeve të qeverive aleate duke na garantuar pavarësinë tonë dhe tërësinë tokësore
AQSH i RPSh, D.Nr. 7, orgj
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Letër nga Kreten