Ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2020, përmë një akti normativ, i diktuar nga pandemia COVID-19 janë depozituar në Kuvend me qëllim miratimin sa më të shpejtë që masat të bëhen efektive, megjithëse afati ligjor është 45 ditë.
Konkretisht të ardhurat e pritshme për këtë vit shkurtohen me 20 miliardë lekë, për shkak të mbylljes së veprimtarisë së biznesevenë fushën e shërbimeve, të turizmit etj., reduktimit të theksuar të veprimtarisë prodhuese në jo pak sektorë, reduktimit të konsumit të karburanteve për shkak të kufizimeve në levizjen e tyre.
Në relacionin që shoqëron aktin thuhet se krahas mbylljes dhe reduktimit të veprimtarive prodhuese, të ardhurat tatimore do të impaktohen në ulje edhe nga shtyrja e afateve ligjore të deklarimit të një sërë detyrimeve. Nga ana tjetër janë rritur shpenzimet me 9 miliardë lekë, ku përfshirë edhe rialokimet e brendshme, mbështetja financiare për masat anti Covid-19 arrin në 12 miliardë lekë.
Situata e jashtëzakonshme e ka detyruar qeverinë të heqë dorë nga objektivi për uljen e borxhit, pasi më këto ndryshime parshikojnë rritjen e borxhit publik total në nivelin e pritur prej rreth 68.8% e PBB-së, nga 65.4% të PBB-së që pritej sipas buxhetit fillestar. Po ashtu dyfishim do të pësojë deficiti buxhetor në nivelin 68.7 miliardë lekë, ose 3.9 përqind të PBB-së, nga përkatësisht 39.7 miliardë lekë ose 2.2% e PBB-së që ishte targetur sipas buxhetit fillestar.