Në Persinë e shekullit të 19-të sa më shumë mashkullore të qe një grua, aq më e bukur ishte.
Gjë që për burrat ishte e kundërta. Në Persinë e shekullit të 19-të, modelet perëndimore të bukurisë nuk ishin ato dominuese.
Natyrisht, kishin standardet e tyre dhe sensin e tyre të bukurisë, por sa më shumë emër një grua kishte, aq më e bukur ishte.
Gratë me vetullat e trasha dhe mustaqe konsideroheshin aq shumë tërheqëse, sa që nganjëherë i pikturonin ose i shtonin me bojë akoma.
Në portretet e të dashuruarve të shekullit të 19-të , përkatësia gjinore ishte jo fort e dallueshme dhe përcaktohej vetëm nga mbulimi i kokës. Kur Irani filloi të bëhej më modern, këto standarde bukurie humbën.
Modelet perëndimore të bukurisë filluan të dominonin dhe homoseksualiteti nuk lejohej tashmë.
Por le të përqendrohemi tek princesha Qajar, e cila ishte konsideruar si simbol i bukurisë në Persi gjatë fillimit të 1900. Një fakt tregon se 13-të të rinj vrarë veten për shkak se ajo refuzoi dashurinë e tyre.
Zahra Khanom Tadjes-Saltaneh (1883-1936) ishte një princeshë persiane dhe një pasardhëse e dinastisë Qajar.
Vajza e Naseral-DinShah, mbret i Persisë, nga 1843 deri në maj 1896 nga gruaja e tij Turanes-Saltaneh. Ajo ishte e martuar me Amir Husein Khan Shoja`-al Saltaneh dhe kishte katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem.
Martesa e tyre nuk zgjati sa duhet dhe u detyruan të ndaheshin.
Ishte muza e poetit persian Aref Qazvĩnĩ, i cili shkroi poemën EyTaj, për të. Taj Saltaneh ishte pioniere në luftën për të drejtat e grave në Iran dhe feministe.
Ishte anëtare e shquar themeluese e grupit për të drejtat e grave Anjoman Horriyyat Nsevan (Shoqëria për Lirinë e Grave), e cili punoi për të drejta të barabarta për gratë rreth vitit 1910.
Ajo gjithashtu ishte shkrimtare, piktore dhe aktiviste e cila organizonte mbrëmje letrare në shtëpi një herë në javë.
Vlen të theksohet se ishte gruaja e parë që hoqi hixhabin për të veshur rroba perëndimore.
Jeta dhe shkrimet e saj dhe roli i saj si feministe është objekt studimi i Lindjes së Mesme në universitete, nga Universiteti i Teheranit deri në Harvard.