Ambasadori i BE Soreca pas vendimit të ministrave të jashtëm për t’i hapur rrugë çeljes së negociatave ka thënë se çfarë përfiton Shqipëria nga ky vendim.
Soreca ka thënë se Shqipëria do të jetë pjesë e tregut të BE, programeve të përbashkëta me vendet e BE si dhe pjesë e fondit të solidaritetit kur të preket nga fatkqeësi natyrore.
”Shqipëria dhe shqiptarët do të jenë pjesë e programeve ku janë dhe vendet anëtare pa qenë ende një vend anëtar. Do të jetë pjesë e tregut të Bashkimit Europian. Shqipëria dhe shqiptarët do të kenë mundësi të jenë pjesë e programeve për arsimin transportin, bujqësinë apo larg qoftë edhe të ndihmës prej fatkeqësive natyrore.
Fondi i BE për solidaritetin që i ka ardhur në ndihmë shteteve anëtare rreth 80 herë.
Ditët e fundit shumë shqiptarë më kanë thënë se na jep një shembull të këtij stadi të ri. Meqenëse unë kam udhëtuar shumë kam dhënë atë të kilometrave të shumtë në udhëtim. Nëse udhëton shumë merr eksperienca. Nëse ke udhëtuar shumë bëhesh udhëtar i nivelit të dytë dhe më pas mund të bëhesh ‘on top’. Shqipërisë ju dha niveli i dytë i udhëtarit. Aq më shpejt do të mundet.”- tha Soreca.