Për shkak përhapjes së pandemisë COVID-19 në vendin tonë dhe shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, qeveria ka vendour që t’u japë më shumë kohë bizneseve për dorëzimin e bilanceve vjetore.
Kështu, përmes një akti normativ të publikuar në Fletoren Zyrtare, përcaktohet se afatet e deklarimit dhe të pagesë për bilancin kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e ministrit përgjegjës për financat, në zbatim të këtij ligji, dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020, ndërsa afati zyrtar ka qenë 31 Marsi.
Akti normatv specifikon gjithashtu se për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37, të këtij ligji, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore, paguhet nga tatimpaguesi në llogarinë e organeve tatimore, brenda gjashtëmujorit të dytë të vitit 2020; Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatimfitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.
Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.