MENU
klinika

Rritet numri i të infektuarve

Itali/ Gati 1 mijë të vdekur nga Covid-19 vetëm në 24 orë

27.03.2020 - 18:27

Italia shënon numrin më të lartë të humbjeve të jetës që prej përhapjes së koronavirusit në këtë vend.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit 969 pacientë të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë (50 nga dje që nuk ishin llogaritur), duke e çuar numrin total të viktimave në 9,134.

Po gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 4,401 raste të reja, 7.4% më shumë se sa dje.

Persona të shëruar janë 10,950,prej të cilëve 925 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Numri total i të prekurve me Covid-19 deri më tani (27.03.2020) është 86.498.