Shoqata ndërkombëtare WIN, e cila mbledh së bashku 75 nga institutet më të mëdha të studimit ndërkombëtar, përfshirë BVA, ka publikuar rezultatet e anketave të saj për sa I përket higjenës anë e mbanë botës.
Ky studim në 63 vende tregon përqindjen e njerëzve që i lajnë duart automatikisht pasi shkojnë në tualet. Rezultatet e anketave janë si më poshtë.
62% e francezëve i lajnë duart automatikisht pasi shkojnë në tualet
62% e njerëzve francezë e bëjnë këtë, mes tyre gratë (66%), ata të moshës 50 vjeç e lart (65% ), studentët (64%) dhe të punësuarit (63%).
Franca renditet në vendin e 50:të në botë për adoptimin e kësaj praktike të higjenës.
Në Arabinë Saudite (1: 97%), në Bosnje (2: 96%), Algjeri (3: 94%), Liban (3: 94%), Papua Guinea e Re (3 : 94%) ) Turqi (3: 94%), Kolumbi (7: 93%), në Afrikën e Jugut (7: 93%), në Vietnam (7: 93%) ), në Panama (10: 92%) dhe Gjeorgji (11: 91%), më shumë se 9 nga 10 banorë gjithashtu i lajnë duart automatikisht pas tualetit.
Në të kundërt, vërejmë se në tre vende aziatike, shifrat janë përkatësisht kështu: në Korenë e Jugut (61: 39%), Japoni (62: 30%) dhe Kinë (63: 23%) ).
Në Evropë, është interesante të vërehet se Bosnja (2: 96%), Greqia (13: 85%), Kosova (14: 85%) dhe Portugalia (14: 85%) zënë vendet e para.
Përveç Gjermanisë (27: 78%) dhe Mbretërisë së Bashkuar (34: 75%) dhe Evropës Veriore (me normë më e lartë se 75% në Islandë, Suedi, Finlandë), praktika është shumë më pak e zhvilluar në Evropën Perëndimore: Franca (50: 62%) pak përpara Spanjës (52: 61%), Belgjika (53: 60%), Italia (57: 57%) dhe Hollanda (60: 50%).
Burimi: BVA/ konica.al