28.03.2020 - 18:11
Kryedemokrati Basha deklaroi ndër të tjera se për të dhe selinë blu, axhenda politike dhe marrëdhëniet me mazhorancën janë të ngrirra në këto moment të krizës nga pandemia e koronavirusit, nga e cila sic tha duhet bërë e pamundura që të shpëtohet çdo jetë njerëzore.
“Axhenden politike e kemi ngrirë, rendësi ka shëndeti, jeta e njerëzve, dalja nga kjo betejë me sa më pak humbje, garantimi i minimales, rritje minimale sigurie per ekonominë që të mos paloset, ne jemi ekonomia e 13 më e rrezikuar nga kjo pandemi. Këto janë zilet e alarmit që s’duhet të humbasim kohë. Prioritetet janë të qarta”,- e mbylli ai intervistën.