MENU
klinika

Veç pensionistëve e bizneseve, pagë për punonjësit e marketeve...

Si e ndau paketën 170 mln euro qeveria e Kosovës?

29.03.2020 - 10:14

Qeveria e Kosovës ka miratuar një paketë financiare prej 170 milionë euro për të ndihmuar bizneset dhe familjet për t’u përballur me emergjencën e krijuar nga COVID-19.

Paketa parashikon mbështetje për stafin mjekësor, policinë e zjarrfikësit. Po ashtu, në listë janë edhe punonjësit e marketeve ushqimore, furrave të bukës dhe farmacive. Jashtë vëmendjes nuk janë lënë as bujqësia dhe eksportuesit.

Si ndahet paketa financiare e qeverisë së Kosovës:
-300 euro page shtese për dy muaj, për të gjithë stafin mjekësor, të policisë dhe zjarrfikësve (15 milion euro ndihmesë në total)

-100 euro page shtesë për dy muaj për të gjithë punonjësit e marketeve ushqimore, furrave dhe farmacive (3 milion euro ndihmesë në total)

-5 milion euro grante për bujqësi

-5 milion euro subvencione për shoqatat sportive e kulturore

-10 milion euro në mbështetje të eksportuesve

-3 muaj përfitime shtesë për mbi 98,000 qytetare në skema sociale (7.6 milionë euro ndihmesë në total)

-3 muaj përfitime shtesë për pensionistet që marrin nën 100 euro në muaj (13 milion euro ndihmese në total)

-Mbulimin e një pjese të shpenzimeve për bizneset që kanë pësuar humbje si rezultat i vendimeve qeveritare (170 euro për paga, pagesa e kontributeve pensionale të punëtoreve, si dhe deri në 50% kompensim të qirasë, të gjitha këto për dy muaj)

-130 euro asistence mujore për 3 muaj për të gjithë punëtorët që humbin punën gjatë kësaj periudhe

-Likuiditet i përkohshëm për kompanitë që kanë pësuar rënie në të hyrat e rregullta (ndërmarrjet publike që ofrojnë shërbime komunale apo ato private që ofrojnë shërbime bazike). 20 milion euro që mund të alokohen, me 0% interes deri në fund të vitit 2020

-Financim shtesë deri në 10 milion euro për komunat me të prekura

-2 milion euro për iniciativa dhe projekte për përmirësimin e kushteve të minoriteteve

-15 milion euro të gatshme për të mbuluar koston e kredisë për likuiditet shtese për mikro-kompanitë dhe te vetpunësuarit.

??̈ ????? ???.? ???????̈ ???? ??̈ ?????̈ ??̈ ????? ??̈? ??????̈ ??????????.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat