MENU
klinika

Çfarë do bëhet në vend të saj!?

Gjithë New York në karantinë, Trump tërhiqet

29.03.2020 - 10:39

Presidenti Donald Trump i kërkoi CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) të shtunën që të vendosë në New York, New Jersey and Connecticut.

Por ai është tërhequr nga ky vendim duke thënë se zbatimi i masës së karantinës për Nju Jorkun nuk është i domosdoshëm.

Sipas Trump, vendimi i fundit është marrë me rekomandim të task-forcës së Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin.

Aktualisht në Neë York janë të prekur më shumë se 52,000 persona nga kjo nga Covid-19.

Ky vend ka më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve që janë konfirmuar me Covid-19 në gjithë SHBA-në.

Trump ka thënë se në vend të karantinës, një udhëzim i ashpër i udhëtimit duhet të vendoset për New York, New Jersey and Connecticut.

Nga ana tjetër, CDC tha që ky kufizim lëvizjeje nuk vlen për punonjësit e industrive kritike të infrastrukturës, duke përfshirë kamionët çisternë, profesionistët e shëndetit publik, shërbimet financiare dhe furnizimin me ushqim.

Këta punonjës të infrastrukturës kritike, siç përcaktohet nga Departamenti i Shteteve të Bashkuara për Sigurinë e Brendshme kanë një përgjegjësi të veçantë për të mbajtur orare normale të punës.