MENU
klinika

Mesazhi për shqiptarët

Modeli shqiptar, i martuar me miliarderen kineze, dërgon 200.000 maska në Tiranë

29.03.2020 - 18:53

Modeli shqiptar Rolando Lekaj, i cili prej vitesh jeton në Kinë, ku edhe është martuar me një shtetase kineze ka marrë një vendim shumë të rëndësishëm dhe human.

Ai bashkë me bashkëshorten e tij kanë vendosur të dërgojë 200.000 maska mbrojtëse për doktorët shqiptarë, që po luftojnë kundër koronavirusit.

Lajmin e ka dhënë vetë Lekaj përmes një statusi në ‘Facebook’, ku shprehet se po e bënë ktë gjest për Shqipërinë që e do kaq shumë.

Në fund modeli i bën thirrje shqiptarëve, të qendrojnë në shtëpi, pasi është një ndihmë shumë e madhe në këto ditë.

Kujtojmë që Rolando Lekaj ka lidhur kurorë prej dy vitesh me biznesmenen shumë të fuqishme miliardere nga Kina, me të cilën ka dhe një djalë.

“Kam nderin dhe kenaqesine te ndaje me ju miqe te dashur kete lajm te mire per Shqiperine tone te dashur. Une dhe Nusja ime kemi vendosur te ndihmojme Shqiperine ne keto dite te veshtira.

Se shpejti do arrijne nga Kina 200.000 maska mbrojtese per HERONJTE TONE (DOKTORET) qe po luftojne me armikun e padukshem ne vijen e pare te Luftes.

Per Shqiperine qe duam duhet qe gjithe bashke te bejme aq sa eshte e mundur. Te qendroni sa me shume ne shpi eshte nje ndihme shume e madhe ne keto dite”, shkruan Rolando Lekaj, me origjine nga qarku i Lezhes.

Vrasja e Martin Canit pranë shkollës ‘Fan Noli’

Caktohet data e seancës gjyqësore ndaj autorit 14-vjeçar

Grabitja e miliona eurove në Rinas

GJKKO dënon me 18 vite burg Talo Çelën

“Martini ishte i mbushur me ëndrra dhe jetë, ja morën të dyja”

U vra me thikë në zemër, nëna e 14-vjeçarit mesazh në protestën për të birin