MENU
klinika

Vendimi

Caktohen datat e Lojërave Olimpike për 2021

30.03.2020 - 14:48

Lojërat Olimpike të planifikuara në Tokyo do të mbahen nga 23 korriku deri më 8 gusht të vitit të ardhshëm. Marrëveshja u arrit ditën e sotme mes 3 organizatorëve të turneut, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Qeveria japoneze dhe bashkia e Tokyos.

Konfirmimi erdhi nga drejtori i përgjithshëm i Komitetit Olimpik Japonez, Toshiro Muto. Lojërat Olimpike ishin planifikuar të zhvilloheshin gjatë verës së këtij viti, por shpërthimi i koronavirus dhe refuzimi nga disa kombëtare për të mos udhëtuar drejt Japonisë detyroi Komitetin Ndërkombëtar Olimpik që ta shtyjë.

Lojërat Olimpike të këtij viti ishin planifikuar të mbaheshin nga 24 korriku deri më 9 gusht. Ndërkohë, lojërat Paralimpike do të zhvillohen nga 24 gusht deri më 5 shtator.

Moszhvillimi i turneut në kohën e duhur solli humbje të mëdha tek organizatat sportive që përbëjnë shtyllën kurrizore të ekipit olimpik amerikan. Në bazë të të dhënave të analizuar nga Associated Press, rezulton se humbjet mes shkurtit dhe qershorit për 43 nga 50 disiplinat olimpike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kapin vlerën e 121 milionë eurove.

Përjashtim bën Shoqata e Tenisit, pasi për shkak të US Open gjeneron një shifër fitimesh prej 685 milionë dollarë. Humbjet për sportin amerikan janë kolosale. Ato mund të variojnë nga 600 milionë deri në 800 milionë dollarë. Një pjesë e mirë e këtyre humbjeve mund të kompensohen nëse lojërat Olimpike rikuperohen në kohën e parashikuar, pra në vitin 2021.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin