Njerëzimi po përballet me një nga situatat më të vështira të historisë së tij. Pandemia e Koronavirus ka goditur çdo qelizë të saj, por ka rritur ndjeshëm sensibilizmin. Të shumtë janë ata që kanë ndërmarrë veprime për të mbledhur fonde dhe për t’i ardhur në ndihmë mjekëve që po përballen çdo ditë me pacientë të prekur.
E tillë është edhe vendimi i familjes së mbrojtësit të ndjerë, Davide Astori. Familja e tij ka hapur një numër llogarie me të ardhurat që do të shkojmë për produkte bazë për mjekët, infermierët e të infektuarit, si maskë dhe dizinfektant.
Iniciativa është shtrirë në 6 qytete italiane si Bergamo, Milano, Cagliari, Cremone, Firenze dhe Roma. Iniciativa u mor për shkak se familjarë të Astorit pretendojnë se diçka të tillë do e kishte ndërmarrë edhe Davide në rast se do të ishte gjallë.
Të ardhurat e mbledhura nga ky donacion do të shkojmë për spitalin e Bergamos. Davide Astori humbi jetën vitin e shkuar në hotelin ku skuadra e tij ishte vendosur para ndeshjes së vlefshme për kampionatin italian ndaj Udinese për shkak të një arresti kardiak.