MENU
klinika

Flet kreu i Task Forcës anti COVID-19

“Shifrat pozitive, por s’është ende momenti për këngën e fitores”

31.03.2020 - 10:36

Doktor Arben Gjata, kreu i Task Forcës anti COVID-19 shprehet se pavarësisht shifrave nuk është ende momenti për të kënduar këngën e fitores ndaj koronavirusit.

Ai thekson se duhet të presim të paktën edhe 10 ditë për të parë ecurinë. “Jemi në shifra më të mira nga ato që kishim pritur, por nuk është momenti për të kënduar këngën e fitores. Fati ishte që ne i morëm masat shumë shpejt. Kjo është një metodë e dhimbshme, vuajtje, por shumë më pak se të kishim me mijëra në spitale”, u shpreh Arben Gjata.

Më tej, kreu i Task Forcës theksoi se ndërprerja e zinxhirit të infeksionit është shumë e vështirë, pasi një pjesë e madhe të qytetarëve mund të jenë asimptomatikë, por kjo është një përpjekje për të ndryshuar kurbën.

Sa i përket personave të riatdhesuar së fundmi, Gjata u shpreh se atyre u është rekomanduar të qëndrojnë 3 javë në izolim. “Njerëzit duhet të kenë aq ndërgjegje qytetare. Nuk mund t’u vendosim të gjithëve nga një polic te dera”.

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!

“Sot nuk fitoi Sali Berisha, por e vërteta, ligji, Kushtetuta dhe Shqipëria”

Kreu i PD nga selia blu: Sakrifica e 330 ditëve triumfoi dhe u shpërblye