MENU
klinika

Pasqyrat financiare për 2019-ën

Përfundon sot afati i dorëzimit të deklaratës së tatimit mbi fitimin

31.03.2020 - 11:08

Sot është afati i fundit për tatimpaguesit për dorëzimin e deklaratës së tatimit mbi fitimin dhe pasqyrave financiare për vitin fiskal 2019.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se data 31 mars është afati i fundit për bizneset me xhiro deri në 14 milionë lekë për dorëzimin në llogarinë e deklarimit elektronik e-filing të deklaratës vjetore të tatimit mbi fitimin për vitin fiskal 2019, ndërsa , është data 31 mars 2020.

Ndërsa tatimpaguesit me qarkullim vjetor mbi 14 milion lekë duhet që brenda ditës së sotme të kenë kryer pagesën e tatimit të llogaritur, pakësuar me shumat e përcaktuara sipas nenit 37 të Ligjit nr. 8438, dhe me parapagimet e bëra gjatë periudhës tatimore.

Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ të qeverisë për lehtësimin e pasojave shkaktuar nga COVID-19 për bizneset me qarkullim deri në 14 milionë lekë, bilanci kontabël, së bashku me anekset e tij, si dhe çdo e dhënë tjetër e përcaktuar në udhëzimin e Ministrit të Financave dorëzohet brenda datës 31 korrik 2020.

Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milion lekë, tatimi i llogaritur në bazë të deklaratës vjetore të të ardhurave të tatueshme paguhet nga tatimpaguesi me urdhërpagesën përkatëse, brenda gjashtë mujorit të dytë 2020.

Për tatimpaguesit me qarkullim deri në 14 milionë lekë, këstet e tatim fitimit të tremujorit të parë dhe të dytë të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020. Këstet paraprake të tatimit mbi fitimin, të tremujorit të tretë dhe të katërt të vitit 2020, parapaguhen në llogarinë e organeve tatimore, brenda datës 31 dhjetor 2020.