MENU
klinika

Edi Rama për “Tuttosport”

“Juve është si fè, Chiellini e Bonucci në Qeverinë time…”

31.03.2020 - 11:25

Ka bërë jehonë të madhe në Itali e më gjerë dërgimi i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë në vendin fqinj për të ndihmuar në luftën ndaj Covid-19. Një nga gazetat më të mëdha italiane, “Tuttosport”, është hapur me foton e Kryeministrit Edi Rama, i cili ka dhënë një intervistë të gjatë, duke prekur edhe Juventusin, skuadrën e tij të zemrës.

MIRËNJOHJA E ITALISË – “Unë e pranoj me nder dhe përulësi, por me sinqeritet të plotë duhet t’ju them se ne, shqiptarët, jemi ndjerë pjesë e Italisë që nga kohërat e vjetra. Ky gjest nuk është thjesht solidaritet mes popujve, por familjaritet, nëse mund ta përcaktoj kështu, midis dy fqinjëve, të cilët jetojnë në të njëjtin oborr.”

SPORTI – “Kam luajtur basketboll, kam qenë organizator. Idhulli im ishte Dino Menegin. Sporti më mësoi shumë në aspektin e mentalitetit dhe strategjisë. Gjithmonë ndiqja skuadrat dhe trajnerët e shkëlqyer për të përmirësuar veten. Kam mësuar shumë dhe jam mirënjohës për mjaft prej tyre, si Jose Mourinho dhe klasi i tij autentik.”

JUVENTUS – “Kam mësuar shumë nga Juventus, me të cilin jam lidhur që kur isha fëmijë. Në periudha të ndryshme, ka qenë një shkollë për mua, se si të bëj një grup për të fituar. Juve është për mua mishërimi i shpirtit fitues, edhe kur parashikimet e sensit të përbashkët thonë të kundërtën. Kam një uniformë të kësaj skuadre, që më ka ndihmuar në stërvitjen time mendore.”

ULJA E PAGAVE – “Kjo është forca e asaj fryme, për të cilën thashë më parë dhe që e bën Juventusin një fe, jo thjesht një ekip i shkëlqyer futbolli. Në këto ditë nuk jam dëgjuar me presidentin Andrea Agnelli. Jemi takuar një herë, por nuk e njohim njëri-tjetrin. Është një gjë e shkëlqyeshme, sepse të jetosh me mitin e Avokatit është me të vërtetë një ndërmarrje e madhe, që kërkon vizion të shkëlqyeshëm dhe bindje të jashtëzakonshme. I heq kapalen!”

RONALDON & BUFON – “Në Romë takova Bufon dhe Cristiano Ronaldon. Burra me një zemër të madhe, falë kujtesës gjithmonë shumë të fortë për të kaluarën e tyre, kur ishin askushi. Lojtari im i preferuar ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë Dino Zoff. Qeveria ime do të donte Chiellinin për Ministër të Brendshëm dhe Bonuccin për Ministër Mbrojtje.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Mesazhi i i ish-trajnerit të Kombëtares

Gianni De Biasi: Faleminderit Shqipëri!

Flet ish-presidenti i Juventus

“Shqipëria drejtohet nga një njeri i madh”


Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin