Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministren në detyrë të Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, në një konferencë të përbashkët për media thanë se vendimi do të hyjë në fuqi sonte para mesnate.
“Unë i kam ftuar të gjithë anëtarët e kabinetit që ta votojnë këtë propozim-vendim dhe ai të jetë qysh sonte para mesnatës në fuqi. Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor me ç’rast ne do ta bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm të asaj se si ka ecur mbarëvajtja e këtij vendimi. Në ketë rast ne i referohemi vetëm reciprocitetit me Serbinë që do të thotë me Bosnje e Hercegovinën e heqim tarifën 100% pa asnjë shtesë tjetër”, tha Kurti.
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike në Kosovë, Rozeta Hajdari, tha se ky vendim është i bazuar në shumë argumente.