Një makinë tip “Benz” është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në rrugën Hamdi Cenoimeri. Makina me targa AA550TN, është në pronësi të drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat, me inicialet M.A.
Policia njofton se nga zjarri ka patur vetëm dëme materiale.
Sipas policisë, nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Njoftimi i plotë
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).
Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.
Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit.