MENU
klinika

Profesori i Imunologjisë jep lajmin e mirë

“Kjo molekulë mund të parandalojë infektimin nga Koronavirusi”

03.04.2020 - 07:37

Profesori i Imunologjisë Genc Sulçebe ka ndarë në rrjetet sociale një lajm të mirë që bën fjalë për një firmë austriake e cila ka zhvilluar një molekulë që mund të parandalojë infektimin e qelizave të rrugëve të frymëmarrjes nga koronavirusi.

Nëse provat klinike tek të sëmurët me Covid-19, që kanë nisur tashmë, do të japin sukses, kjo do të bëhej medikamenti më me efekt deri më tani që pengon virusin të depërtojë në organizmin e njeriut.

Postimi i Profesorit Sulcebe në rrjetet sociale:

Nje lajm shume interesant i dites se sotme:
Nje firme austriake, Apeiron AG, ka zhvilluar tashme me biologji molekulare molekulen rekombinante ACE2 qe eshte receptori i virusit SARS-CoV-2 dhe ka filluar provat klinike te te semuret COVID-19.

Kjo molekule mund te parandaloje infektimin e qelizave te rrugeve te frymemarrjes nga virusi duke u lidhur me virusin dhe duke e penguar ate te futet ne qelize. Nqs ka sukses do te ishte medikamenti me me efekt
per te ndalur virusin.

Pjesë nga shkrimi të cilit i referohet profesori i Imunologjisë: “APEIRON Biologics AG” njoftoi sot se ka marrë miratimin rregullator në Austri, Gjermani dhe Danimarkë për të filluar testimin klinik të Fazës II të APN01, për të trajtuar COVID-19. APN01 është forma rikombinuese e enzimës 2 konvertuese të angiotenzinës njerëzore (rhACE2), dhe ka potencialin për të bllokuar infeksionin e qelizave nga SARS-CoV-2 (COVID-19), dhe për të zvogëluar dëmtimin e mushkërive. Testi i Fazës II synon të trajtojë 200 pacientë të infektuar rëndë me COVID-19, dhe pacientët e parë pritet të dozohen së shpejti.

APN01 ka një mënyrë të veçantë veprimi të dyfishtë.APN01 imiton enzimën njerëzore ACE2, e cila përdoret nga virusi për të hyrë në qeliza. Virusi lidhet me ACE2/APN01 të tretshëm, në vend të ACE2 në sipërfaqen e qelizës, që do të thotë se virusi nuk mund të infektojë më qelizat. Në të njëjtën kohë, APN01 zvogëlon reaksionet e dëmshme inflamatore në mushkëri dhe mbron nga dëmtimi akut i mushkërive (ALI/sindromi i shqetësimit të frymëmarrjes akute)-(ARDS).

“Bazuar në mekanizmin e tij unik të veprimit, APN01 ka potencialin që të jetë ilaçi i parë i aprovuar për trajtimin e COVID-19 që synon posaçërisht virusin e ri SARS-CoV-2”, tha Peter Llewellyn-Davies, kryeshefi ekzekutiv i “APEIRON Biologics AG”.

“Ne mezi presim të marrim pjesë në këtë studim shumë premtues dhe kritik. APN01 është një kandidat i përparuar i ilaçeve me një përsiatje shumë të fortë të dyfishtë që mund të sigurojë një kontribut të rëndësishëm terapeutik për të luftuar pandeminë COVID-19”, tha Prof. Henning Bundgaard, hulumtuesi kryesor i studimit dhe profesor në Fakultetin e Shëndetësisë dhe Shkencave Mjekësore në Universitetin e Kopenhagës

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!