03.04.2020 - 09:29
Pas 16 orësh qëndrimi janë lejuar të hyjnë në atdhe dhjetra shqiptarë të cilët kishin mbetur në në tokë neutral mes Malit të Zi dhe Greqisë. Ata u lanë në mënyrë të papërgjegjshme të qëndronin me orë të tëra në tokë neutrale duke u sugjeruar të ktheheshin nga kishin ardhur pa i lejuar të hynin në atdhe.
Bëhet me dije se janë lejuar të kalojnë 30 persona ndërsa 10 të tjerë janë kthyer mbrapsht.
Shtetasit nuk ishin pajisur me autorizimin përkatës të konsullatës greke.
Kufiri është tërësisht i bllokuar dhe asnjë kalim i këmbësorëve nuk lejohet nëse nuk kanë leje përkatëse. Në Kakavijë do të lejohet vetëm kalimi i kamionëve me mallra ushqimore dhe farmaceutike.