Miliarderët arabë vijojnë të interesuar të investojnë në futbollin anglez. Një tjetër klub i Premier League mund të përfundojë në duart e . Bëhet fjalë për klubin e Newcastle. Presidenti Mike Ashley ka kohë që po negocion shitjen e skuadrës te një kompani arabe, që kryhesohet nga Mohammed Bin Salman, mbreti i Arabisë Saudite.
Mediat italiane dhe britanike raportojnë se kjo marrëveshje, me shumë gjasa, do të mbyllet me sukses, teksa hapi i parë i arabëve do të jenë ndryshimet në stol, me Massimilliano Allegrin që do të ulej në vend të Stive Brus.
Një skenar i bujshëm ky që po qarkullon së fundmi me Allegrin, i cili aktualisht është i papunë, që pas largimit nga Juventus, në vitin 2019. Tjetër lajm interesant rreth kësaj situate, është se sulmuesi Mauro Icardi pritet të jetë përforcimi i parë i Newcastle.