MENU
klinika

Studimi

Masat izoluese kanë shpëtuar 59 mijë jetë njerëzish në Europë

05.04.2020 - 09:28

59 mijë persona kanë shpëtuar jetën falë masave të ndërmarra nga qeveritë për mbylljen dhe izolimin në Europë.

Është ky përfundimi në të cilin ka dalë një studim i kolegjit “Imperial” në Londër pak ditë më parë, lidhur me masat shtrënguese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Duke përdorur përvojat e vendeve ku epidemia është përhapur më shumë si Italia dhe Spanja, studimi krahasoi nivelet aktuale të vdekshmërisë me një vlerësim të asaj që do të kishte ndodhur pa masa të tilla shtrënguese.

Ekipi i kërkuesve vlerësoi se masat e forta të ndërmarra nga disa vende europiane, si mbyllja e shkollave, lokaleve dhe ambjenteve të tjera, bëri që impakti i përhapjes së Covid-19 të ulej ndjeshëm, duke ulur kështu edhe numrin e viktimave.

Studiuesit mendojnë se falë masave të marra në Itali janë shpëtuar deri tani rreth 38 mijë jetë, në Spanjë janë shpëtuar rreth 16 mijë jetë dhe në Francë 2500.

“Për 4 vite në pushtet shpiku idenë e kombit kosovar”

Kreshnik Spahiu: Kurti harroi premtimet

"U kthye në një sebep që shoqëria të futej në përleshje se kush e ka fajin"

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, kryeministri Rama: S’mund të parandalohet të gjitha ngjarjet

Kryqëzimet kryesore në Tiranë që do të bllokohen

Protesta e PD-së më 23 Dhjetor, zbardhet plani i opozitës!

Arabia saudite paralajmëroi autoritetet gjermane për 50-vjeçarin, por…

Mjeku përplasi turmën e njerëzve në tregun e Krishtlindjes, shkon në 4 numri i viktimave!

Aktiviteti do të ushtrohet në zona të caktuara që do të jepen me qira!

Nga 2025 lejohet gjuetia, çfarë parashikon vendimi!