Në Shkodër 5 persona të tjerë kanë rezultuar pozitiv me Covid 19. Nga 17 mostrat e marra në këtë qytet, 5 persona kanë rezultuar si mbartës të virusit.
4 prej tyre janë anëtarë të familjes së infektuar në Kiras dhe 1 anëtar në familjen e Doracit. Shkodra ka shënuar një rritje të frikshme të numrit të të infektuar, ku sot njofton 5 raste të reja dhe 12 raste të tjera 2 ditë më parë.
Ndërkohë, ditën e djeshme në Shkodër u shënua viktima e parë e COVID-19. Viktima ishte një 80 vjeçare e infektuar me koronavirus dhe që ishte e shtruar në spitalin e Shkodrës ndërroi jetë gjatë ditës së sotme.
E moshuara vuante nga disa sëmundje të tjera si tension, zemra dhe diabeti. Me dy vdekjet e mbrëmjes se sotme ne Shqipëri raportohen 20 viktima dhe 333 raste gjithsej me koronavirus.
Ndërkohë, në qarkun e Shkodrës do vijojë shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë dhe dezinfektimin e ambienteve publike. Në Puke ka ardhur përgjigja edhe për një pacient të bashkisë Fushë Arrëz e dërguar dje në ISHP e cila rezultoi negativ.
Në bashkitë e tjera të qarkut nuk ka raste te reja Covid-19. Gjatë ditës sotme do të vijojë puna e bashkive për dezinfektimin e ambienteve kryesisht që janë në afërsi të infektuarve dhe mbajtja nën kontroll në kushtet e vetkarantinimit dhe gjurmimin e të dyshuarve.
Në Malësinë e Madhe, në piken doganore Hani i Hotit kanë hyrë rreth 127 udhëtarë, 114 të huaj dhe 3 shqiptarë, të cilët u janë nënshtruar rregullave bazë të kontrollit, ndërsa ka ardhur edhe përgjigja e mostrës për pacientin e Koplikut të Sipërm i cili rezultoi negativ.