Duke përdorur fuqitë e mbrojtjes civile të miratuara gjatë luftës së Koresë, Donald Trump urdhëroi General Motors të fillojë të prodhojë ventilatorë për spitalet si dhe kritikoi prodhuesin e makinave se ishin të ngadaltë në përgjigjen e tyre si dhe se kerkuan shumë parà. GM ka filluar tashmë punën për prodhimin e makinerisë që shpëton jetë.
Nën presion nga sanksionet Amerikane, Rosneft, një firmë nafte Ruse, shiti asetet e saj të Venezuelës qeverisë Ruse.
Më shumë kompanive Amerikane të shitjeve me pakicë iu është dashur të mbyllin dyqanet e tyre gjatë shpërthimit të Coronavirusit duke i detyruar punonjësit e dyqaneve të tyre të marrin leje nga puna. GAP tha se nuk po i paguan më punonjësit, por do të vazhdojë të ofrojë benefite të tjera. Macy’s, e cila kishte probleme edhe përpara krizës, u tha 125,000 punonjësve të saj se do të vazhdojë të paguajë sigurimet shëndetësore të paktën deri në fund të muajit Maj.