MENU
klinika

"Kam folur me Metën, Ramën dhe Bashën"

“Nuk është koha për politikë si zakonisht”, Yuri Kim mesazh qytetarëve

06.04.2020 - 16:42

Ambasadorja amerikane në Tiranë ka reaguar në profilin e saj zyrtar në Tëitter duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë masat e qeverisë dhe politikanëve të vijojnë me unitet e të mos bëjnë politike si në kushte të zakonshme.

Në mesazhin e saj ambasadorja Kim shkruan ka folur me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD Lulzim Basha dhe thekson se është e domosdoshme të vijohet me unitet edhe nga të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë.

kim1

Postimi i Yuri Kim:

“Është e natyrshme të ndjehemi të lodhur nga masat e rrepta, por duhet të qëndrojmë vigjilentë. Të gjithë ne – përfshirë edhe ambasadën e SHBA në Tiranë – duhet të vazhdojmë të bëjmë pjesën tonë për t’i mbajtur të gjithë të shëndetshëm. #JemiMeJu #rrineshtepi.

Fola me Presidentin Meta, kryeministrin Edi Rama, kreun e PD Lulzim Basha për të lavdëruar udhëheqjen e tyre të unifikuar kundër # COVID19 – dhe se kjo duhet të vazhdojë. Tani nuk është koha për politikë si zakonisht. Nuk mund të fitojmë luftën pa unitet dhe disiplinë nga të gjithë liderët dhe të gjithë njerëzit, nga Shkodra në Sarandë.”