Gjykata e Përmetit ka rrëzuar sot kërkesën e prokurorisë për të pandehurit e operacionit ‘Mezhgorani’, mes tyre edhe botuesi Henri Çili.
Akuza nuk ishte dakort me masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhënë për botuesin Çilin dhe të ndaluarit e tjerë, duke kërkuar rikthimin e tyrenë burg.
Me vendimin e sotëm trupi gjykues la në fuqi, masën e dhënë më parë nga Gjykata e Përmetit. Aktualisht me masën detyrim paraqitje janë 11 persona. Në shkurt të këtij viti operacioni “Mezhgorani” çoi në pranga 30 persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale mes tyre dhe botuesin Henri Çili.
Ndaj të ndaluarve të këtij operacioni, Prokuroria ngriti një sërë akuzash për r veprat penale si “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”.