07.04.2020 - 11:52
Bashkia e Pukës nisi sot vendosjen e rrathëve të verdhë orientues për qytetarët pranë çdo subjekti ushqimor, farmacive dhe bankave.
Përmes një video, bashkia Pukë informoi se kjo shërben për të ndihmuar qytetarët që të ruajnë distancën fizike, e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
“Punëtorët e Bashkisë vendosën rrathët e verdhë me një distancë prej një metër ku duhet të qëndrojnë në radhë qytetarët, pranë njësive tregtare. Ky do të jetë standardi pranë pikave të shitjes që janë të hapura në territorin e bashkisë”, bën të ditur bashkia Pukë.
Bashkia informon po ashtu, se po kryhet rregullisht procesi i dezinfektimit të ambienteve publike dhe rrugëve.