MENU
klinika

Zgjidhet problemi për 27 shqiptarët

4 net jashtë në doganën e Kapshticës!

07.04.2020 - 18:17

Ka nisur evakuuimi i shqiptarëve që ndodhen prej së premtes mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë.

Mësohet se në një nga hotelet e qytetit të Korçës do të akomodohen 27 persona për 14 ditë.

Sakaq, bëhet me dije se shpenzimet për 27 shqiptarët do të mbulohen nga Këshilli Kordinues i Diasporës.

Kujtojmë që dje kryeministri Edi Rama theksoi dje se ata që nuk janë rezidentë në Greqi do të futen në vendin tonë dhe hotelin do ta paguajnë vetë. Kurse ata që janë rezident në shtetin fqinj nuk do të lejohet të kalojnë.

Ndërsa theksojmë që emigrantët shqiptarë, nuk janë lejuar të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit, prej pandemisë Covid-19, që po vijon të përhapet në të dyja vendet duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të infektuar.