08.04.2020 - 08:25
Një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, gjatë të martës, ka dalë pozitiv me koronavirus. Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti, ka thënë se gjendja e këtij zyrtari është stabile.
Po ashtu, 58 kolegë të të infektuarit në Ministrinë e Shëndetësisë janë testuar dhe fatmirësisht kanë dalë negativë.
“Për fat me familjen nuk ka pasur kontakt, ndërsa 58 përfaqësues të departamenteve të ndryshme të Ministrisë së Shëndetit që në një formë kanë pasur kontakt janë testuar por të gjithë kanë dalë negativë dhe kjo për arsye se kanë përdorur mjete mbrojtëse”, tha Hoti.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Thirrje deputetëve: Ratifikojeni!
Covid-19/ Thaçi firmos dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme
Sqaron Qeveria
A ka Kosova mjaftueshëm rezerva në rast të izolimit?
Komisionari për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Varhelyi
“BE-ja nuk po bën garë me ndihmat për Ballkanin”
Kurti videomesazh qytetarëve