MENU
klinika

Koronavirusi në Itali

Sërish më pak viktima e të infektuar, rekord numri i të shëruarve

08.04.2020 - 18:05

Edhe të dhënat e sotme të 8 prillit konfirmojnë aspektet pozitive të trendit të pandemisë së koronavirusit në Itali.

Numri i pacientëve të shtruar në spital po ulet, madje edhe ata që janë në kujdesin intensiv, për ditën e 5-të me radhë, ndërsa është rritur djeshëm numri i pacientëve të shëruar, duke shënuar sot një rekord.

Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile numri i përgjithshëm i personave të infektuar është 139422, ku 3836 infeksione të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit, 3039 dje, por sot tamponët e bërë ishin 51.680, numri më i madh që nga fillimi i pandemisë.

Po ashtu 3693 persona janë shtruar në spital në kujdesin intensiv, 99 më pak se dje.

Në njëzet e katër orët e fundit 542 njerëz kanë vdekur, dje kishte 604 viktima, duke e çuar numrin e viktimave në gjithsej 17669.

Numri i të shëruarve ka shkuar në 26491, ku 24 orët e fundit dolën nga spitali 2099 persona, ndërsa dje të shëruar ishin 1555 persona.

Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci