09.04.2020 - 07:00
Do të ketë reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të ditës, me intensitet të ulët dhe mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave, lokalisht dhe në kohë afatshkurtër në formën e stuhive.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-10 m/sek e përgjatë vijës bregdetare deri 13 m/sek. Valëzimi në detet Adriatik e Jon i forcës 0-1 ballë me lartësi vale 0.4-0.9 metër.