Shqipëria do të eksportojë 300 tonë perime drejt Kosovës, ditën e enjte.
Këto perime janë prodhime të fermerëve të Myzeqesë.
Më pas Maqedonia dhe shtetet e tjera të rajonit ku kanë kontrata të hapura do të furnizohen me prodhimet tona.
Kryeinspektori i Përgjithshëm Shkëlqim Hajdari ka folur gjatë një vizite në pikat e eksporteve në Lushnjë.
“Për pikat e grumbullimit problem kryesor është ruajtja nga infektimi me koronavirus për punonjësit. Të enjten do të hapen rrugët për të gjithë prodhuesit e perimeve”, tha ai.
Sipas Hajdarit, i cili vuri theksin në unifikimin e rregullave të reja gjatë punës së fermerëve dhe grumbullimin e produkteve të tyre, kjo do të sjellë edhe qarkullimin e stokut të deritanishëm të artikujve si domate dhe tranguj.