Infermierja, sanitarja e spitalit, si dhe një tjetër person nga Lezha, që ishin edhe rastet e para të konfirmuara në këtë qytet janë shëruar plotësisht nga virusi vdekjeprurës COVID-19.
Lajmin e ka bërë të ditur Spitali i Lezhës ku bën me dije gjithashtu se nuk ka raste të konfirmuara në këtë qytet.
Spitali i Lezhës i bën thirrje qytetarëve të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.
Reagimi i Spitalit të Lezhës:
Lajm i mirë
Testimet e ditëve të fundit konfirmojnë shërimin e 3 rasteve të para të prekura nga COVID-19 në Lezhë. Mes tyre edhe infermierja dhe punonjësja e shërbimit mjedisor të spitalit tonë.
Nuk konfirmohen raste të reja në testimet e realizuara.
Duke falenderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm, bëjmë thirrje të vazhdojmë të respektojmë me përpikmëri rekomandimet mjekësore si dhe zbatimin korrekt të masave të ndërmarra për distancimin social.
Me përgjegjësi dhe solidaritet së bashku drejt fitores!