Në moshën 21-vjeçare Kylie Jenner u bë miliarderja më e re në botë e bërë vetë (self-made). Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit Kylie mban fronin, sipas Forbes. Ajo e ndërtoi vetë biznesin e saj “Kylie Cosmetics” dhe nuk e trashëgoi nga familja.
Në nëntor të 2019-ës, ajo i shiti 51% të aksioneve të saj gjigantit të bukurisë Coty Inc. për 600 milionë dollar. Megjithatë, ajo vazhdon të zotërojë 49% të aksioneve. Biznesi i Kylie-t vlerësohet 1.2 miliardë dollar dhe ajo është vetëm 22 vjeçe.
Jenner e filloi biznesin e saj në vitin 2014 duke përdorur 250,000 dollarë të fituar nga modelingu për të prodhuar kutitë e parë të buzëkuqëve dhe lapsave të buzëve. 15.000 kutitë e para u shitën brenda minutës. Shumë shpejt biznesi u zgjerua dhe brenda pak muajsh “Kylie Cosmetics” prodhoi edhe 500.000 kuti të tjera.