Një akuzë e fortë vjen nga Sllovenia për presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin. Kryeministri konservator dhe patrioti i tij slloven Janez Jansa ka kritikuar ashpër kreun e futbollit evropian në lidhje me lejimin e ndeshjev të kupave evropiane kur Covid-19 kishte shpërthyer në Itali.
Sipas raporteve nga media lokale, Ceferin, qëllimi i të cilit është për t’i hyrë politikës në fund të mandatit të UEFA-s, ka kritikuar masat ekonomike të marra nga qeveria e Ljubjanës, në kuadrin e përballimit të urgjencës shëndetësore të Covid-19.
Si kundërpërgjigje, Jansa ka deklaruar se futbolli ndërkombëtar duhej të ndalonte më herët, duke shmangur një shpërthim autentik të virusit në vende të ndryshme. Kryeministri slloven iu referua para së gjithash ndeshjes së Champions Leagues mes Atalantas dhe Valencias, që u zhvillua në Milano, më 19 shkurt, e konsideruar nga shumë njerëz si shkaku i një përhapjeje masive të infeksionit në Lombardi.
“Ishte një vendim i papërgjegjshëm dhe kriminal. Një bombë e vërtetë biologjike”, – tha Jansa, cituar nga mediat sllovene. Ai shtoi se, edhe pas paralajmërimeve nga Organizata Botërore e Shëndetit, që shpalli pandeminë, disa ndeshje nuk u anuluan nga lakmia për pará.