10.04.2020 - 09:57
Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se dy pacientë të prekur me koronavirus vazhdojnë të jenë në gjendje kritike dhe po trajtohen me ventilim mekanik. Përveç tyre, pesë pacientë janë në gjendje të rëndë me oksigjenoterapi.
Në Klinikën Infektive deri të premten janë hospitalizuar 44 pacientë, 40 të prekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton koronavirusi derisa për katër të tjerë priten rezultatet.
Pacientët tjerë është thënë se janë në gjendje të qëndrueshme. Sipas të dhënave të fundit, në të gjitha komunat e Kosovës është raportuar për 227 persona të prekur me koronavirus, duke përshirë 38 persona të shëruar dhe shtatë të vdekur.