10.04.2020 - 10:08
Ndonëse qeveria mbylli të gjitha lokalet dhe baret në të gjithë vendin, për shkak të masave për frenimin e COVID-19, një tjetër rast flagrant është zbuluar në Elbasan. Mësohet se bëhet fjalë për një lokal në lagjen “Aqif Pasah”.
Një lokal qëndronte i hapur në kundërshtim me rregullat, ndërkohë që pronari i këtij biznesi është gjobitur, ndërsa në polici kanë përfunduar dhe klientët që u kapën në flagrancë teksa pinin kafe.
Punonjës të policisë, pasi kanë pikasur lokalin, kanë ngritur qepenin e tij, dhe brenda ambienteve të tij kanë gjetur disa persona.