MENU
klinika

Bien poshtë skenarët

Italia e izoluar deri më 3 maj, futbolli rinis në qershor

10.04.2020 - 20:46

Ditët e fundit ishte përfolur për 3 data për rinisjen e futbollit, kryesisht Serie A. Dy ishin në maj, më 24 dhe 31. Ndërsa data e tretë ishte 7 qershori. Duket se kjo e fundit do të jetë një nga datat e mundshme.

E gjitha kjo sepse kryeministri i Italisë, Giusepe Conte, ka firmosur dekretin e ri për shtyrjen e aktiviteteve sportive deri datë 3 maj. Në dekretin që mban firmën e kryeministrit lexohet qartë se ndalohet çdo lloj aktiviteti sportiv në vende publike apo dhe private, si dhe çdo lloj seance stërvitore.

“Deri datë 3 maj, çdo lloj aktiviteti dhe kompeticioni sportiv i të gjitha formave dhe disiplinave është i pezulluar, qoftë në vende publike apo private. Seancat stërvitore për atletët profesionistë dhe joprofesionistë në impiantet sportive të çdo lloj forme janë gjithashtu të pezulluara,” – shkruhet në dekret.

Gjithnjë nëse Italia do të dilte nga izolimi më 3 maj, atëherë futbolli mund të rikthehet me ndeshje me dyer të mbyllura në javën e parë të qershorit, duke u dhënë mundësi futbollistëve që majin ta shfrytëzojnë për stërvitje.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ish-trajneri i Italisë në ankth

“Kanë humbur jetën më shumë nga sa thonë”

"Shpërthen" kryeministri slloven

“Vendim kriminal”, kreu i UEFA-s nën akuzë