MENU
klinika

Moto GP

Spektakël në Austri, fituesi shpallet me “fotofinish”

12.08.2018 - 14:31

Spektakël në garën e sotme të Moto Gp në Spielberg të Austrisë. Jorge Lorenzo me Ducati fitoi garën, duke triumfuar në fund të një gare emocionuese.

Lorenzo dueloi “rrotë më rrotë” me Marc Marquez me Honda. Të dy pilotët dhuruan emopcione në fund të një dueli fantastik nga xhiro e parë deri tek e fundit, duke lënë të hapur emrin e fundit.

3 xhirot e fundit ishin të jashtëzakonshme, ku herë kryesonte Lorenzo e herë Marquez, që nuk e ulën gazin deri në metrin e fundit.

Por piloti i Ducati u tregua më i saktë në kilometrat e fundit, duke mposhtur me pak centimetra diferencë shokun e ardhshëm të skuadrës.

Në vendin e tretë u rendit Andrea Dovizioso me Ducatin tjetër, që rezistoi deri në gjysmën e parë, pasi më tej nuk pati ritmin e dy të parëve dhe në fund u detyrua të kënaqet vetëm me një vend në podium.

Pas tij u renditën Cal Crutchlow e Daniele Petrucci, ndërsa në vendin e gjashtë u klaasifikua Valentino Rossi me Yamaha.

Piloti italian bëri një garë të mirë, duke rikuperuar 8 pozicione (u nis i 14-ti) dhe vendi i gjashtë ishte maksimumi për të, ndërkohë që shoku i tij i skuadrës Vinales u mbylli garën në vendin e 12-të.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Moto GP, në krye të saj vijon të qëndrojë Marc Marquez, që tashmë e thellon në 59 pikë avantazhin me vendin e dytë, Valentino Rossin.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin