MENU
klinika

Do të vazhdojë kurimin në shtëpi

I testuar pozitiv me koronavirus, Boris Johnson lë spitalin

12.04.2020 - 14:16

Kryeministri i Britanisë Boris Johnson ka lënë spitalin ditën e sotme, për të vazhduar kurimin në shtëpi.

Johnson është i infektuar me koronavirus, ndërsa ka qenë i shtruar për disa ditë në spital duke u trajtuar në terapi intensive.

Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë, por do të pushojë për disa ditë, ndërsa do të bëjë edhe testet e tjera për koronavirus.

Johnson u diagnostikua me koronavirus në datën 26 mars, së bashku me të fejuarën shtatzënë.

Ai shfaqi simptoma të rënda të koronavirusit dhe u shtrua në spital, ndërsa e fejuara e tij është në gjendje të mirë shëndetësore.

Kryeministri Britanik ka shprehur falenderimin e tij për mjekët që i shpëtuan jetën.

“E djathta nuk e ka luftën me drejtësinë”

Kreshnik Spahiu: Ja pse PS humbi elektoratin gri

Ç’përmban ligji i ri për studentët e Mjekësisë

Tre vite punë të detyruar ose paguajnë tarifën e plotë të studimit!

“Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy”

Milioneri shqiptar, probleme me shikimin pas aksidentit

Takimi “kokë më kokë” me Prokurorin e Përgjithshëm

Altin Dumani, vizitë “blic” në Zvicër