MENU
klinika

Ulen edhe rastet e reja

Bie ndjeshëm numri i viktimave nga koronavirusi në Itali

12.04.2020 - 17:35

Bie ndjeshëm numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga koronavirusi në Itali.

Në 24 orët e fundit 431 persona të prekur me Covid-19 kanë ndërruar jetë, 188 më pak krahasuar me një ditë më parë.

Gjithashtu rënie ka pësuar edhe numri i rasteve të reja me koronavirus. 4,092 persona kanë testuar pozitiv në 24 orët e fundit ndërsa 1,677 janë shëruar.

SHIFRAT DERI SOT, 12.4.2020:

Raste: 156,363

Vdekje: 19,899

Të shëruar: 34,211