Të gjithë janë duke kaluar në mënyra të ndryshme kohën e qëndrimit në shtëpi. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, ka gjetur dicka krejt tjetër, ai po shkruan një libër me kujtimet në drejtimin e Shqipërisë. Këtë detaj 63-vjeçari e zbuloi në një prononcim për prestigjiozen “Marca”…
“Po shkruaj në këto ditë historinë time me Shqipërinë futbollistike, po shkruaj dhe jam te kapitulli i tretë i këtij libri. Është diçka që po bëj për të hedhur në letër një eksperiencë që kam të qartë në kokë. Lexoj, mesoj anglisht, që më nevojitet për punën.
Para se të mbyllej gjithçka për problemin e koronavirusit, kam pasur një mundësi në një kombëtare europiane dhe shpresoj që kur të mbarojë kjo eksperiencë, të bëj të mundur që të firmos një kontratë të re me një kombtëare. Më mirë të mos themi se kush është”, – u shpreh De Biasi.