MENU
klinika

Rama: Mbështetje në këtë vështirësi të dyfishtë

Forcat e Armatosura shpërndajnë pako për të prekurit nga tërmeti

12.04.2020 - 20:39

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pak më parë një video, ku shfaqen Forcat e Armatosura bashkë me ministren e Mbrojtjes Olta Xhaçka në familjet e prekura nga tërmeti, që jetojnë në çadra.

Nga pamjet vihet re që ata kanë shpërndarë për këto familje pako ushqimore, të cilën Rama e konsideron një mbështetje në këtë vështirësi të dyfishtë.

‘Ti Nuk Do Jesh Kurrë Vetëm

Forcat e Armatosura kujdesen vijimësisht që të prekurve nga tërmeti të mos u mungojë mbështetja në këtë vështirësi të dyfishtë. #njëAtdhe #njëFamilje’, shkruan Rama.

Kujtojmë që edhe disa ditë më parë, Xhaçka me Forcat e Armatosura dërguan 2850 pako në çadrat në 4 bashkitë e prekura nga tërmeti.