MENU
klinika

Parashikimi

Mësoni si do të jetë moti sot!

14.04.2020 - 07:00

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit, ditën e sotme, e martë, dt. 14 Prill 2020, priten reshje të dobëta në qarkun Shkodër dhe lokalisht të dobëta në qarqet e tjerë. Reshjet do të jenë kryesisht në zonat malore, gjatë pjesës së dytë të ditës së nesërme.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 11 / 17 °C
në vendet e ulëta: 9 / 18 °C
në vendet malore: 4 / 12 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, por do të ketë forcime të përkohshme të saj, sidomos në bregdet dhe në terrenet e larta malore.