MENU
klinika

Koronavirusi

Kosovë/ 54 të prekur, 13 pacientë në gjendje të rëndë

14.04.2020 - 10:22

Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtruar për mjekim 54 pacientë të sëmurë nga Covid-19. Në pritje të rezultateve janë 7 raste, ndërsa 8 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid-19.

Nga këto 54 raste sa janë të hospitalizuara në Infektiv, 41 raste janë në gjendje stabile, 10 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Ndërkohë në mjekimin intensiv vazhdojnë të jenë në gjendje kritike tre pacientë, prej të cilëve njëri është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe dy pacientë janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, nuk ka raste të reja të infeksionit brenda-spitalor. Ndërkaq, në bazë të të dhënave të fundit, në Kosovë janë gjithsej 377 raste të të infektuarve me koronavirus, 8 të vdekur si dhe 63 të shëruar.

Instituti i Shëndetësisë Publike në Kosovë bëri të ditur mbrëmë se janë konfirmuar edhe 15 raste me koronavirus në Kosovë.

“Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna e Suharekës (sipas vendbanimeve në Semetishtë shtatë (7) raste dhe Vraniq dy (2) raste), tre (3) raste nga Lladovë-Gjilan dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Nerodime e epërme-Ferizaj, Banjë-Malishevë dhe Leshak-Leposaviq”, thuhet në komunikatën e Institutit.

Po ashtu, të hënën janë shëruar edhe katër pacientë që kanë qenë të infektuar me koronavirusin e ri duke çuar kështu numrin e të shëruarve në 63 persona.

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat