Kryeministri Edi Rama reagon për lajmin lajmin e mirë që erdhi nga BE, në këtë kohë të vështirë të përballjes me koronavirusin.
Përmes një mesazhi në “Facebook”, Rama thekson se pavarësisht situatës së vështirë, në të cilën ndodhet e gjithë bota, BE i qëndroi angazhimit të 17 shkurtit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel dhe 100 milionë eurot e premtuara për rindërtimin u alokuan në buxhetin e rishikuar të BE 2020.
“NJË LAJM I MIRË QË PAVARËSISHT HALLIT TË MADH TË PĒRBALLIMIT TË PASOJAVE TË KËSAJ LUFTE BOTËRORE, BE I QËNDROI ANGAZHIMIT TË 17 SHKURTIT NË BRUKSEL DHE 100 MILIONË € E PREMTUAR NGA KOMISIONI EUROPIAN PËR RINDËRTIMIN, U ALOKUAN NË BUXHETIN E RISHIKUAR TË BE2020????”, shkruan Rama.
Ambasadori i BE, Luigi Soreca dha lajmin se Këshilli Europian ka ndryshuar buxhetin e BE për 2020 ku përfshihen ndihmat në vendet që duhet urgjentisht.
Sipas Soreca-s në këtë buxhet përfshihet edhe granti 100 milonë euro i Komisionit Europian që u dha gjatë Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë.
KE dha në shkurt 100 milionë euro për Shqipërinë në procesin e Rindërtimit të banesave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, dhe duket se BE nuk do i prekë ato edhe pse ndodhet në një krizë kontinentale me COVID-19.
Soreca thotë se ky është një premtim i mbajtur tashmë dhe BE qëndron afër Shqipërisë.