MENU
klinika

Propozimet e Remzi Ejupit

Subvencionohet pjesërisht sipas modelit turk, transporti turistik

14.04.2020 - 17:34

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka prekur edhe turizmin në trevat shqiptare. As Kosova dhe as Shqipëria nuk u kanë shpëtuar dëmeve të shkaktuara nga koronavirusi në turizëm, këtë e ka bërë të ditur Remzi Ejupi, pronar i kompanisë ajrore “Eurokoha” dhe “Kosova Airlines”. 

Duke përmendur faktin se kësaj radhe nuk pret ndonjë ndihmë të madhe nga shteti Ejupi, ka paraqitur propozimet e tij se si të shpëtohet industria e turizmit. Ai përmend disa nga mënyrat se si duhet të investohet, e mbi të gjitha ku, me qëllim që kjo situatë të kthehet në favor të shqiptarëve dhe turizmit shqiptar, kësaj radhe.

  • Sipas tij, me kalimin e kësaj situate ne duhet të përpiqemi që turizmin e Turqisë ta kalojmë pjesërisht në Shqipëri, duke krijuar favoret dhe kushtet për të gjitha palët. Duke ofruar kështu një model të ngjashëm me marrëveshjet me operatorët turk të turizmit. Këto marrëveshje dhe subvencione duhet të krijohen mes shqiptarëve.
  • Për realizuar këtë, Ejupi shprehet se duhet të jetë Shqipëria ajo e cila të heqë pagesën për taksën në rrugën e Kombit, për këtë sezon turistik. Në këtë mënyrë sipas tij krijohet lehtësira në organizim dhe me e rëndësishmja do tu hapet rruga dhe do të shtojë ende me shume iniciativat e kompanive të autobuzave për udhëtimet drejt Shqipërisë. Në këtë mënyrë, me anë të këtij propozimi, Ejupi po sjellë një formë se si të subvencionohen këto kompani, jo vetëm përmes transportit por edhe nga obligimet e tjera dhe çmimet jo shumë të lira në Shqipëri.
  • Një tjetër pikë ku turizmi shqiptar duhet të mbështetet është ana pozitive që po sjell kjo pandemi, mes të tjerash. Turizmi do të ndryshojë, si shumë rrethana të tjera, dhe njerëzit do tu ikin turmave, thotë ai, duke shtuar se të gjithë ata mijëra pushues në hotelet gjigante, “all inclusive”, tani do të duhet t’i kthejmë drejt nesh. Ato shpenzime do të duhet të investohen tani në turizmin shqiptar.

Gjatë intervistës ai tregon se janë të vetëdijshëm për mundësitë e pakta që ofron Kosova si një shtet i ri dhe i varfër në këto situata.

Mbetet që kjo të kalojë sa ma shpejt dhe pa shumë pasoja. Sa u përket ndihmave, ne e dimë që Kosova është shtet i ri dhe i varfër, urojmë që kjo të mos zgjasë shumë. Nuk presim ndonjë ndihmë të madhe nga shteti i Kosovës, se nuk i ka kapacitetet”, është shprehur Ejupi.

“Shqipëria duhet të vetëdijesohet dhe ta lirojë taksën rrugore për këtë sezon turistik, nëse lirohemi nga pandemia për qarkullim. Shhqipëria e ka më të lehtë të organizohet dhe t’u japë inciativa kompanive të autobusëve, të cilat shkojnë në drejtim të Shqipërisë. E dimë se Shqipëria nuk është aq e lirë, ka akoma probleme me produktet ushqimore, të cilat pothuajse të gjitha vinë nga vendet përreth, nuk e ka koston e madhe dhe gjithë Shqipëria e ka një sezon shumë të shkurtër, mund ta quaj 90-ditësh dhe mendon që për ato 3 muaj ta mbajë gjithë vitin, pastaj të jetojnë ata që varen nga turizmi”.

“Të gjithë do të kemi vështirësi, por Shqipëria e ka më të lehtë të organizohet dhe t’i suvincienojë kompanitë, posaqërisht ato të autobusëve, të cilat bëjnë transportin. Taksa duhet të lirohet, natyrisht që këta kanë blerë edhe hotele më herët, tash besoj që do të lirohen prej atyre obligimeve, do të kenë mirëkuptim edhe nga pronarët e hoteleve, edhe ata të turizmit, të cilin e kanë planifikuar ta bëjnë me vendet tjera. Të lirohen nga ato dhe të drejtohen nga turizmi i vendeve fqinje të Shqipërisë”, shtoi ai.

Shumë njerëz janë shprehur të shqetësuar për efektin pas pandemisë se çfarë do të ndodhë me çmimet e biletave dhe me vendet e grumbulluara, Ejupi për këtë ka treguar disa nga ndryshimet, të cilat do të ndodhin në shoqëri, duke cilësuar se situata aktuale ka edhe anën e saj pozitive.

Duhet pritur për të parë efektin, askush nuk e ka një pikë se kur do të përfundojë pandemia, vetëm mund të supozojmë, për arsye se nuk kemi ndojnë datë dhe dëmet do të jenë të mëdha, do të ndryshojë bota, është diqka e paimagjinueshme, e paparë, do të ndryshojë sporti, do të ndryshojë turizmi, udhëtimi, njerëzit do t’u ikin turmave, do të ndryshojë edhe pushimi në hotele gjigante, në hotelet “all inclusive”, ku në secilin kanë qenë 2000 deri në 3000 veta.

Njerëzit do të kursejnë, nuk do të shkojnë në stadiume, në vendet ku shkonin 50000 – 60000 njerëz. Janë gjëra për të cilat është shumë herët për të folur. Qëndrimi në shtëpi është vetëm një ndihmë ndaj mjekëve, që të mos krijohet tollovia dhe të mos këputet zingjiri, ekspertët janë në hulumtimin e kësaj pandemie, përndryshe sa do të zgjasë akoma nuk dihet.

“Jeta do të ndryshojë, është një pozitivitet që jemi njoftuar në një rast të jemi sa më afër me familjen, ta duam njëri-tjetrin më shumë, të kujdesemi, të interesohemi për njëri-tjetrin, për arsye se në vitet e fundit vetëm kemi punuar dhe vepruar”, përfundoi ai.

Ndërkohë për gjendjen në Shqipëri ka folur Alban Pllana, nga kompania “Choose Balkans”, i cili ka treguar për ndikimin e COVID-19 atje.

Ai ka treguar vendet që e vizitojnë më së shumti Shqipërinë dhe për nismën e ndërmarrë nga kjo kompani për shpëtimin e udhëtimeve të qytetarëve.

“Shqipëria vizitohet më së shumti nga Kosova, nga Maqedonia e Veriut dhe nga vendet përreth, ka vizitorë edhe nga Italia, nga Gjermania, nga Britania e Madhe e kështu me radhë. Nga të gjitha lokacionet janë anuluar fluturimet, se në fakt kemi ndërmarrë një nismë, e cila nuk është nisma jonë, por është një nismë globale, e cila është fokusuar t’i japë një zgjidhje situatës konkrete. Kjo nismë është të mos e anulosh udhëtimin, por ta shtysh në kohë këtë udhëtim, pra të gjithë atyre të cilët kanë parapaguar u kemi orfruar mundësi t’i shtyjnë deri në shtator të 2021-s, shumë prej tyre e kanë mbështetur këtë nismë”, ka thënë ai.

Intervista e plotë: 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat