MENU
klinika

Koronavirusi

Kosovë/ Mbi 10 punonjës të ushtrisë amerikane dalin pozitivë

14.04.2020 - 19:41

Mbi dhjetë punonjës civilë në Bondsteel, vetëm të komunës së Ferizajt, kanë rezoltuar pozitiv ndaj koronavirusit. Një shofer i punësuar në kampin amerikan, që ishte i infektuar me Covid-19 ka vdekur para një jave.

Kryetari i Ferizajt, Agim Veliu, ka thënë se nga dy grupime të analizave, të bëra në kampin e ushtrisë amerikane në Kosovë, i janë dërguar Institutit Kombëtar të Shëndetësisë.

Sipas Aliut, bëhet fjalë për analiza të 53 punonjësve civilë të Bondsteelit, që dyshohej se janë të infektuar me virus.

“Dy grupime të analizave të staft civil janë dërguar në IKSHPK. Nga grupimin i parë kanë dalë 8 raste pozitive. Deri tash, mbi dhjetë punëtorë janë me covid pozitiv prej 53 që janë dyshuar”, ka thënë Aliu.

Sipas tij, këtu janë përfshirë vetë punëtorët që janë nga komuna e Ferizajt, e jo të qyteteve të tjera.

Javën e kaluar një 65-vjeçar nga Ferizaj, që punonte si vozitës në Bondsteel, ka vdekur si pasojë e infektimit me Covid 19.

Punëtorë të një kompanie të kontraktuar në kampin ushtarak i kanë thënë Expressit në kushte anonimiteti se qindra veta janë transportuar çdo ditë për në punë nga shoferi i autobusit që ishte i infektuar. Sipas tyre, punëtorët po vazhdojnë të punojnë pa u izoluar dhe u bërë teste.

Në një përgjigje dhënë Gazetës Express, KFOR-i sqaron se në Bondsteel janë izoluar të gjithë ata që mund të kenë pasur kontakt me viktimën, që siç janë deklaruar familjarët e tij për media, ka qenë i rregullt në punë deri një javë para përkeqësimit të gjendjes.

“Në lidhje me rastin e punonjësit civil, Ushtria Amerikane ka kompletuar procesin e gjurmimit dhe kontaktimit të njerëzve me të cilët punonjësi ka mundur të ketë kontakt. Ajo ka marrë të gjitha masat e duhura për të izoluar dhe për të ndaluar shpërndarjen e mëtutjeshme të virusit”, thuhet në përgjigjen e KFOR’it.

 

Dhjetëra sinjalizime për korrupsion dhe shpërdorim detyre

REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

Nënshkrimi i marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës

Albin Kurti: Kur bëhemi bashkë, edhe punët janë më të mira

Rindezja e konfliktit me Kosovën dhe rindërtimi i qeverisë

Vuçiç po përpiqet të largojë vëmendjen nga protestat